“Nëse financat janë gjaku i ekonomisë, atëherë infrastruktura është shtylla kurrizore e zhvillimit ekonomik – përmirëson qasjen në shërbime, krijon vende të reja pune dhe stimulon aktivitetin ekonomik”, shkruan ministri i Financave Fatmir Besimi në kolumneën e tij të 8 prillit.
Pavarësisht krizës, këtë vit ne vazhdojmë me përkushtimin për të rritur investimet në vlera të qëndrueshme që do të kontribuojnë në rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Investimet kapitale nga Buxheti sivjet arrijnë në rreth 800 milionë euro ose gati dyfish më shumë se një vit më parë. Këto investime do të financohen me mjete buxhetore, përmes fondeve IPA dhe me kredi. Portofoli i projekteve publike që realizohen në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare në periudhën e ardhshme shtatëvjeçare llogaritet në rreth shtatë miliardë euro me mbështetjen tonë shtesë nga Buxheti, sqaron Besimi./Lajmi i plotë.