Ukraina: Nuk ka forca të NATO-s në vend

Ukraina ka mohuar zërat se trupat e NATO-s janë dislokuar në vend, pas publikimit të dokumentave sekrete amerikane.

“Informacionet se do të kishte njësi speciale të vendeve të NATO-s në Ukrainë, pas publikimit të dokumenteve tepër sekrete që i atribuohen Pentagonit janë të rreme,” “tha në një konferencë për shtyp në Madrid, ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksyi Reznikov.

Ministri spanjoll mohoi gjithashtu praninë e forcave të NATO-s në Ukrainë.