
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se sipas Ligjit të Festave, të premten, 14 prill 2023, E premtja e Madhe, është ditë jopune për qytetarët e konfesionit ortodoks. E hëna, 17 prill 2023, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks, është ditë jopune për të gjithë qytetarët. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale qytetarëve të konfesionit ortodoks ua uron festën e madhe të krishterë Pashkët.