
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka reagua lidhur me vendimin e VMRO-DPMNE-së ë të mos nominoj anëtar në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese, duke theksuar se Mickoski po mbetet peng i partisë “E Majta” me lider Apasievsin. Sipas LSDM-së, Mickoski dhe Apasiev po punojnë së bashku kundër integrimit të vendit në BE.
“Një tjetër konfirmim erdhi nga njoftimi i Mickoskit se VMRO-DPMNE ka vendosur që të mos nominojë përfaqësues në grupin punues për ndryshime kushtetuese që janë të nevojshme për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit.Mickoski dhe Apasiev punojnë së bashku kundër perspektivës evropiane të shtetit. Destruktimi i VRO-DPMNE-së dhe i së Majtës nuk i sjell asgjë të mirë shoqërisë, kështu që ata do të mposhten sërish. LSDM qëndron krah për krah me qytetarët dhe do të ekspozojë propagandën e dështuar të së majtës dhe Apasiev-it”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga LSDM-ja.