
Një punonjëse administrative në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë tre ditë më parë ka sulmuar një police të punësuar si sigurim i brendshëm i këtij institucioni. Rasti është raportuar dje tek organet e rendit.
“Me datë 07.04.2023 në ora 19:00 në SPB Shkup është raportuar se me datë 05.04.2023 rreth orës 08:45 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, punonjësja S.B. ka shtyrë një punonjëse policie dhe e ka penguar në kryerjen e detyrave zyrtare si sigurim i brendshëm në Kuvend. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, mësohet nga Ministria e Punëve të Brendshme.(INA)