Një ngjarje tjetër me përleshje me armë ka ndodhur në Shkup.
Të përfshirë në këtë ngjarje janë tre të rinj, të moshës 17, 20 dhe 23-vjeçare.
“Më datë 07.04.2023, rreth orës 18, në SPB Shkup është denoncuar se ka pasur përleshje fizike mes në afërsi të Poliklinikës së Bit Pazarit në Shkup, kurse menjëherë më vonë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” është denoncuar se ndihmë mjekësore kanë kërkuar A.B.(20), i lënduar me armë në dorën e djathtë, si dhe A.B.(23) me lëndime me mjet të fortë dhe 17-vjeçari me lëndime pas sulmit fizik. Merren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB-ja.