Tornado shkatërruese në Misuri të SHBA-së, raportohet për 5 viktima

Të paktën 5 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një tornadoje të fuqishme që goditi pjesën juglindore të Misurit. Dhjetëra banesa u dëmtuan, ndërsa mijëra të tjera mbetën pa energji për shkak të rrëzimit të pemëve, teksa bilanci i viktimave pritet të jetë edhe më i madh.

Ekipet e shpëtimit i kanë fokusuar operacionet e tyre në Bollinger County, aty ku dëmet nga erërat e forta të tornados janë edhe më të dukshme. Tornadoja goditi zonën në orët e para të mëngjesit, duke i gjetur banorët të papërgatitur dhe në gjumë.

Vetëm një javë më parë një tornado e ngjashme goditi qytetin e Rolling Fork duke shkaktuar 26 viktima.