MPB ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme zyrtarët policor kanë privuar nga liria tre persona. Bëhet fjalë për 37 vjeçarin B.A. nga fshati Bukoviq i komunës së Sarajit, 18 vjeçarin N.A. gjithashtu nga fshati Bukoviq dhe 21 vjeçarin M.A. nga Kopanica e Sarajit.
Gjatë kontrollit në makinën “Mercedes” me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar B.A. janë gjetur katër çanta me rreth 100 kilogramë Marijuhanë, në vlerë prej 100 000 euro, e cila sipas gjitha gjasave rrjedh nga fabrika për prodhimin e vajit të kanabisit për qëllime mjekësore, e cila në shitje ilegale do të arrinte vlerën deri në 600 mijë euro.