
7 viktima dhe 3 të plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti zinxhir në Thuringen të Gjermanisë.
Në aksident u përfshinë një BMW, një Volkswagen dhe një Mercedes, ku njëri prej drejtuesve kishte hyrë në korsinë e kundërt duke shkaktuar aksidentin tragjik.
Dy nga mjetet u përplasën ballë për ballë dhe për pasojë shpërthyen në flakë, duke u shkrumbuar bashkë me 6 personat që udhëtonin aty.
Sipas policisë, trupat u gjetën vetëm pasi flakët ishin shuar.
Makina e tretë përfundoi e përmbysur në anë të rrugës.
Aksidenti tragjik detyroi pezullimim e lëvizjes në autostradë për disa orë, ndërsa banorëve iu kërkua që të mbyllnin dritaret për shkak të tymit
Ministri i Brendshëm, Georg Maier në një reagim tha se ishte i tronditur nga pamjet e aksidentit.
Tre të plagosurit e ngjarjes së shënuar mbrëmjen e së shtunës u dërguan për ndihmë mjekësore ndërsa raporthet se një prej tyre është në rrezik për jetën.
Ekspertët e policisë gjermane thanë se po hetojnë shkaqet e aksidentit tragjik.

