19 ilaçet mjeksore qe nuk jua prishin agjerimin

Preparatet dhe ekzaminimet mjekësore që nuk e prishin agjërimin

1. Pikat e syrit, pikat e veshit, pastrimi i veshit, pikat e hundës, inhalimi që merret
nëpërmjet hundës, nëse evitohet përpirja e asaj që arrin në fyt.

2. Hapet që përdoren nën gjuhë gjatë problemeve të zemrës, nëse evitohet përpirja
e sasisë që arrin në fyt.1

3. Supositorët, pastrimet dhe incizimet (kolposkopia) vaginale.

4. Incizimi i brendshëm i mitrës (histeoskopia).

5. Gypi (katetra), aparati (uretroskopi), lëngu që përdoret për rrezet rentgen dhe
ilaqet, të cilat futen në kanalin urinor të mashkullit apo femrës.

6. Injeksionet që ipen në lëkurë, muskuj dhe venë, me përjashtim të atyre që janë
ushqyese.

7. Gazi i oksigjenit.

8. Gazrat e anestezionit, nëse të sëmurit nuk i ipen materie të lëngta ushqyese.

9. Ajo që hyn në trup nëpërmjet lëkurës siq janë yndyrërat, pomadat, kremërat
medicinale.

10. Futja e gypit (katetrës) në arterie për incizimin e enëve të zemrës apo organeve
tjera.

11. Futja e aparatit për incizim nëpërmjet murit të barkut për ekzaminim të organeve
apo për operim.

12. Marrja e një cope të mëlçisë apo organeve tjera, nëse kjo nuk shoqërohet me
përdorimin e ndonjë materie.

13. Incizimi i brendshëm i lukthit (gastroskopia), nëse gjatë saj nuk përdoret ndonjë
lëng apo materie tjetër.

14. Futja e çdo mjeti apo materie medicinale në tru apo në palcën kurrizore.

15. Të vjellurit e paqëllimtë.

16. Dhënia e gjakut për analizë.

17. Anestezioni për dhëmbë, patrimi, mbushja apo nxjerrja e tij.

18. Përdorimi i insulinës.