Në përkrahje të ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, nesër nga ora 14:00 do të marshohet për drejtësi në sheshet e Prishtinës.
Thirrjes për pjesëmarrje në marshin e së dielës i është bashkuar edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka shpërnda njoftimin për marshim.
Edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen këtij marshi. Marshit për drejtësi kanë deklaruar se do t’i bashkohen një pjesë e madhe e qytetarëve dhe organizatave të ndryshme.