PARIMET ETIKE TË AGJËRIMIT!

PARIMET ETIKE TË AGJËRIMIT!
Fuqia e besimit është në bindjen e njeriut! Nëse njeriu beson i realizon bindjet e tij, duke e fituar shpërblimin dhe mëshirën e Zotit! Agjërimi është i vjetër sa edhe vet besimi i njerëzimit. Agjërimi është praktikuar mijëra vjet përpara si te: Periuanët ,Keltët, Babilonasit ….dhe deri te paraqitja e Islamit! Te ne agjërimi praktikohet në muajin ramazan! Ramazani ka shumë kuptime! Njëra prej kuptime është se fjala ‘Ramazan-Ramadan’ vjen nga fjala ‘Ramida’, që dmth temperaturë e lartë e rrezeve të diellit, që e djeg tokën dhe rërën. Simbolikisht dmth me agjërimin digjen të gjitha gjynahet dhe gabimet e agjëruesit, ai e sterilizon shpirtin nga papastërtit . Agjërimi funksional kërkon të respektohen parimet etike pa tepërime të mëdha..Islami nuk i ndalon tryezat e iftarit të jenë me darka të bollshme në shtëpi ose në restorate. Por me praktikën e këtillë zhduken ndjenjat e “empatisë” ndaj atyre që iftarin e kalojnë vetëm me bukë,djath ose hurmë! Nuk është darka e njëjtë në shtëpinë me qerpiç dhe darka në restoranin luksoz! Ai që e nis rrugën me besim , shumë shpejt e gjenë kahjen e drejtë! Njeriu që ka besim gjatë muajit ramazan e respekton Zotin dhe njerëzit, por nuk i respekton sendet me vlera dhe luksin . Agjërmimi etikisht na diciplinon, materialisht na kursen,trupin e lehtëson, në mënyrë asketike na edukon! Zhytemi në botën shpirtërore me njerëzit nga të gjitha shtresat sociale dhe grupe të ndryshme etnike! Lidhja e këtillë është paradigma më sublime për të krijuar një rend të ri botëror, me” ksenomani” , një botë me dashuri për të gjithë! Bota nuk ndryshon, por ndryshojnë njerëzit! Nerëzit duke “ndryshuar”, me besimin e tyre në Zot “deliriumin” do ta zëvendësojnë me “racionalizëm”. Ashtu një ditë njerëzit do ta krijojnë botën e mirësisë , pa fukarallëk, pa vrrasje, por me paqë dhe begati. Ky është mesazhi fisnik i këtij muaji!

-Prof.Muhamet Borova