Nga fillimi i vitit, Agjencia për Punësim, leje pune ka dhënë për dy persona nga Nepali dhe 10 nga Pakistani. Nga Bangladeshi nuk ka pasur të interesuar.
Brenda një viti, sic njofton KlanM, Maqedonia e Veriut, mund të lejojë 5.000 punëtorë të huaj, sipas kuotës së konstatuar nga Qeveria, kurse tashmë janë dhënë mbi 3.000 leje.
Më së shumti je jepen për punëtorët nga fqinjësia dhe Turqia. Në Maqedoninë e Veriut, sic percjell KlanM, tashmë një kohë të gjatë punojnë punëtorë nga Turqia nëpër objekte që ndërtohen nga investitorë turq dhe në ndërtimin e autostradave nga firmat kineze, kurse vijnë edhe punëtorë sezonal nga Shqipëria dhe Kosova për punë bujqësore.
Në Maqedoninë e Veriut, sic njofton KlanM, të papunë janë 110.000 deri 150.000 njerëz. Në Agjencinë për Punësim janë paraqitur 110.000 të papunë dhe 46.000 të tjerë që kërkojnë punë. Sipas Entit për Statistikë të papunë janë 115.000 njerëz.