Gjatë konferencës së përbashkët presidenti i vendit, Stevo Pendarovski dhe ai i Austrisë, Van der Belen u ndalën edhe në rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese, si kusht për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, me çrrastë presidenti Austriak theksoi se Maqedonia e Veriut është shembull në rajon sa i përket të drejtave të pakicave.
“Këtyre ditëve, kësaj jave ose tjetrës, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë do të formohet grupi i punës që do të merret me përmbajtjen e amendamenteve, në atë grup të punës do të ketë ekspert të propozuar nga Qeveria, do të ketë edhe nga presidenti. Presim që ai grup pune të del menjëherë me përmbajtjen e amendamenteve dhe pas shkon në procedurë parlamentare. Në rast se nuk arrijmë që të ndryshojmë kushtetutën deri në fund të nëntorit, ne sërish do të jemi të bllokuar,. Zgjidhja e vetme që të vijmë deri tek 2/3 e votave duhet të bisedojmë me përfaqësuesit e opozitës.
“Unë vetëm dua të ritheksoj se Maqedonia e Veriut me Marrëveshjen e Ohrit është shembull në rajon në lidhje me mbrojtjen e pakicave, kjo nuk të bëj vetëm me shqiptarët por me të gjitha bashkësitë në RMV…Unë shpresoj se ky hapi ardhshëm do të realizohet. Austria në çdo rast do të jetë partner i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Van der Belen”, president i Austrisë.