
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot pasdite pati një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për disa çështje aktuale të rëndësishme për rajonin dhe në kontekstin gjeopolitik.
Siç kumtuan nga pres shërbimi i Qeverisë, u theksua uniteti i fuqishëm i shteteve aleate në Aleancë, në funksion të paqes, pas sfidave të agresionit brutal ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.
Me këtë rast, u përshëndet pozicionimi efektiv i Republikës së Maqedonisë së Veriut në përputhje me pozicionimin e partnerëve të NATO-s dhe politikës së përbashkët dhe të jashtme të sigurisë së BE-së, si dhe ofrimi i mbështetjes së nevojshme për Ukrainën.