
Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke ndjekur informacionet në media lidhur me ndërtimin e autostradave, me qëllim që të shqyrtoj të thënat që u publikuan në opinion, ka hapur lëndë. “Për t’i shqyrtuar pretendimet e dala në opinion është hapur lëndë mbi bazën e denoncimit publik. Lënda është ndarë tek prokurori përkatës cili do të ndërmerr hapa dhe do të konstaton me vendim përkatës për procedurën e mëtejme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.