
Gjatë ditës së djeshme, janë realizuar aktivitetet policore për të detektuar shkelësit e rregullave të komunikacionit në Maqedoninë e Veriut.
Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, për 4 orë, gjegjësisht prej periudhës 10:00 – 14:00, janë shqiptuar 298 gjoba për shkeljen e rregullave të komunikacionit.
“Gjatë kontrollit, janë sanksionuar 17 shoferë të cilët kanë vozitur pa patentë shofer, kurse 17 vetura janë dërguar në kontroll teknik”, qëndron më tej në njoftim.