
Shkup, 27 mars – Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, si aleatë në NATO, janë të gatshme të pasurojnë bashkëpunimin e ndërsjellë, me qëllim të një kontributi edhe më aktiv për sigurinë në rajon dhe më gjerë, theksoi në takimin e sotëm presidenti Stevo Pendarovski dhe ministrja shiqptare për Evropë dhe për Punë të Jashtme, Olta Xhaçka.
Në takim, siç informojnë nga Kabineti i Presidentit, është shprehur kënaqësia për dialogun e vazhdueshëm politik dhe zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve dypalëshe në mes të dy vendeve, të cilat këtë vit shënojnë tre dekada nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike.
Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione për rrjedhën e skriningut dypalësh të dy vendeve me Bashkimin Evropian.
Presidenti Pendarovski dhe ministrja Xhaçka biseduan edhe për situatën në rajon, me fokus dialogun Beograd-Prishtinë pas raundit të fundit të bisedimeve në Ohër, si dhe zhvillimet në rajonin e gjerë, në kuadër të agresionit rus kundër Ukrainës.