Do të jetë shtrenjtohet pajisja me pasaportë, letërnjoftim dhe patentë shoferi

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), me konkluzion të Qeverisë, është duke zbatuar procedurën për ndryshimin e vendimit për çmimet e formularëve për nxjerrjen e dokumenteve personale. Momentalisht formularët lëshohen me çmimet që kanë qenë të vlefshme deri më tani, njoftoi ministria për 360 Gradë.

Me vendimin, ndryshojnë çmimet dhe do të aplikohen kur vendimi të botohet në “Fletoren Zyrtare” dhe të hyjë në fuqi.

Çmimi i pasaportës për personin deri në 27 vjeç do të mbetet i pandryshuar dhe do të jetë 1.500 denarë, por pasaporta për personin mbi 27 vjeç do të jetë 2.000 denarë, që është një rritje prej 500 denarëve.

Çmimi i letërnjoftimit do të jetë 310 denarë, që është rritje prej 120 denarëve.

Çmimi i patentës së shoferit do të jetë 410 denarë, që është rritje prej 130 denarëve.

Do të ketë ndryshime në çmimet dhe formularët për procedurat e urgjencës.

Çmimi i pasaportës me procedurë urgjente do të jetë 6.100 denarë, që është rritje prej 1.600 denarëve.

Çmimi i patentë shoferit me procedurë urgjente do të jetë 1230 denarë, që është rritje prej 390 denarëve.

Ndryshimi i çmimeve vjen si pasojë e rritjes së çmimeve të blerjes së formularëve të importuar, rritjes së kostove për mirëmbajtjen e sistemit, që kryhet nga një operator ekonomik i huaj, si dhe blerjes së makinerive të reja për shkak të nevojës së treguar për zëvendësimin e të njëjtave.

Deri në shkurt të vitit 2024, qytetarët kanë detyrim ligjor të ndryshojnë të gjitha dokumentet personale në të cilat emri aktual Republika e Maqedonisë duhet të zëvendësohet me emrin e ri, i cili rrjedh nga Marrëveshja e Prespës me Greqinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.