Çdo përpjekje për të arrestuar presidentin Vladimir Putin pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata Kriminale e Hagës ndaj shefit të Kremlinit, do të konsiderohet si një deklaratë lufte kundër Rusisë.
Paralajmërimi vjen nga aleati i Putinit, dhe zv.presidenti i Këshillit të Sigurisë në Moskë, Dmitri Medvev i cili kërcënoi të bombardojë çdo shtet që do të ekzekutojë urdhërarrestin.
Ish-presidenti rus theksoi se Gjykata e Hagës ishte një entitet jo juridik që deri më tani nuk kishte bërë asgjë të rëndësishme.
Le të imagjinojmë, një situatë të tillë, e cila sigurisht që nuk do të realizohet kurrë. Kreu aktual i një shteti bërthamor shkon në një territor, le të themi Gjermania, dhe arrestohet. Çfarë do të ishte kjo? Do të ishte një deklaratë lufte ndaj federatës ruse. Dhe në këtë rast, të gjitha asetet tona, raketat e të tjerë gjëra do të fluturonin drejt Bundestagut, drejt e në zyrën e Kancelarit”, tha Medvedev.
Gjykatë Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës në Hagë akuzoi të premten presidentin Vladimir Putin për deportimin e paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina. Ajo tha se ka prova të qenësishme se Putin mban përgjegjësinë individuale kriminale.
Kremlini e ka cilësuar urdhër-arrestin si një vendim totalisht të njëanshëm por të pavlerë për Rusinë.
Moska mohon të këtë kryer krime lufte në Ukrainë dhe këmbëngul se perëndimi ka shpërfillur ato që sipas saj janë krime lufte nga Ukraina.
Medvedev paralajmëroi gjithashtu se rreziku bërthamor ishte rritur, dhe se çdo furnizim më armatime për Ukrainën çonte më pranë atij që e quajti apokalips bërthamor.