DILEMA DHE BESIMI!

DILEMA DHE BESIMI!
Nëse besojmë do të kuptojmë! Kush beson i kupton rrjedhat e jetës reale! Zoti kërkon ti besojmë për ta kuptuar mëshirën e tij, grua kërkon ti besojmë për ta fituar besnikërinë e saj, qeveritë e kërkojnë besimin e qytetarëve që më mirë ta bëjnë qeverisjen, bankat e kërkojnë besimin e kursimtarëve që të kenë më shumë depozita, ministrat e kërkojnë besimin e votuesve për motivim më të madh në detyrën e tyre …. etj. Pasi çdo gjë rrotullohet rreth besimit pse ekzistojnë dilemat në besimin tek Zoti? Kur besojmë dhe kur na besojnë i krijojmë raportet më të mira për ta kuptuar dashurinë të cilën e dhurojmë dhe dashurinë të cilën e pranojmë! Besimi i sinqert e ka vlerën sa një mijë të vërteta! Me anën e besimit e krijojmë ndjenjën që edhe rrethanat më të vështira ti përjetojmë si më të lehta! “O populli im,… jeta e kësaj bote është vetëm kënaqesi e përkohshme….” 40/39 .Nga ky ajet lexojmë se jeta është e përkohshme, por njeriu i bën gjërat sikur jeta është e përhershme. Jeta ka shumë të mira prandaj vlen të luftohet për gjërat e mira, dhe të harrohen të këqiat! Jeta bëhet e përhershme kur do të lirohemi nga prangat e “materializmit,” kur shpirti do të “ushqehet” me besimin tek krijuesi ! Duke e gjurmuar vlerën e veprave të mira e ndërtojmë “statujën” e të mirës, kjo “statujë” na bën të përhershëm! Çdo shoqëri përveç imperativit material është edhe nën ndikimin e imperativit shpirtëror dhe moral! Jemi në prag të ramazanit të cilin pa dilema duhet ta trajtojmë edhe si manifestim mysliman , por edhe si obligim shpirtëror që i përket çdo njeriu , pasi çdo njeri ka vetëm një jetë!

-Prof.Muhamet Borova