Deri në vitin 2030 të bëhemi vend anëtar i Bashkimit Evropian, nëse përfshihen të gjithë kjo mund të ndodhë edhe më herët, këtë e tha mes tjerash sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në komentin e tij për deklaratat e opozitës mbi ndryshimet kushtetuese, përcjell TV21. Kovacevski thotë se ndryshimet kushtetuese janë shkruar sipas ligjit në mënyrë transparente dhe se të gjithë që në mënyrë deklarative janë pro anëtarësimit në BE, duhet të veprojnë tani.
“Ndryshimet kushtetuese nuk janë proces i një njeriu, as proces i një partie politike, as proces i një qeverie, por ky është proces i anëtarësimit në BE, që është për të gjithë shoqërinë për arritje të standardit më të lartë, pagave më të larta dhe që qytetarët tanë të mund të jetojnë në vend anëtarë të BE-së, por këtu në shtetin tonë, në Maqedoninë e Veriut”, tha mes tjerash Kovaçevski./tv21.tv