“Pjesa e shënimeve është shumë maltretim per ne sepse edhe shpjegimet janë shumë pjesë e rëndësishme për të kuptuar mësimet, për të qenë më të shkathëtnë atë drejtim. Tërë kohën shënime, mbetet edhe e paqartë ndonjëherë, duhet vazhdimisht të bëjmë hulumtime vet në shtëpi”u shpreh Mëshira Dalipi, nxënëse.
“Ne jemi të ekipuar vetëm me fletore, përndryshe mësimdhënësit tonë specifikisht të lëndëve profesionale mundohen sa më shumë të marin material prej internetit dhe të na shpjegojnë në mënyrë sa më të qartë dhe të saktë. Shpesh herë ndodhë që edhe vet mësimdhënësit na rekomandojnë që të kërkojmë në internet dhe në shumicën e rasteve zbulojmë gjëra të reja që nuk I kemi dëgjuar asnjëherë dhe pastaj në klasë mundohemi që ti shprehim bashkë me mësimdhënësit”, tha Elisa Ramadani, nxënëse.
Mësimdhënësja dhe arkitektja Shukrane Qazimi tha se brenda një orë mësimore është e vështirë të arrihet shpjegimi dhe diktimi I njësisë mësimore. Ajo shton se barra më e madhe bie mbi nxënësit të cilët detyrohen të bëjnë kërkime në internet.
“Mundohemi të japim leksionin, ta diktojmë atë, ta tregojmë edhe mandej këta ta marrin në shtëpi dhe ta përthithin informacionin. Po të kishin pas libra ne do e kishim zhvillu mësimin me një metodë tjetër, më të avancuar, më të sofistikuar duke I pas librat përpara, duke bë shpjegime, duke bë debate edhe do I kishin kuptuar gjërat më mirë. Sepse, gjithmonë duke thënë se arkitektura është gjithçka që na rrethon neve ne jëtën e përditshme edhe këta I marrin informacionet që duhet, jo vetëm informacionet teorike, mundohemi ti bëjmë nji kombinim mes praktikës dhe teorisë”, tha Shukrane Qazimi, mësimdhënëse.
Nga Ministria e Arsimit thanë se nga viti i kaluar janë miratuar nga Këshilli nacional i teksteve më shumë se 60 tituj për lëndët e arsimit profesional. Në të njëjtën kohë po të njëjtat janë vendosur në sistem për t’u shfrytëzuar nga nxënësit ndërkohë që do sigurohet çdo mundësi për të siguruar mjete për printinin e tyre. /alsat.mk