Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,12 % në raport me vendimin e datës 16.3.2023.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-98 ulet për 2,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 2,50 den/litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95, të EURODIZELIT (D-E V) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.
Nga data 18.3.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 81,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 83,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 75,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 74,00 (denarë/litër)