Kremlini konfirmon zgjatjen e marrëveshjes për eksportin e drithërave

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se marrëveshja për eksportin e grurëve përmes porteve të Detit të Zi është zgjatur edhe për 60 ditë të tjera.

Njoftimi u bë me dije më 17 mars, një ditë para skadimit të marrëveshjes aktuale.

Rusia kishte thënë se do të konsiderojë zgjatjen e marrëveshjes për grurin në Detin të Zi, vetëm nëse adresohen shqetësimet e prodhuesve të saj bujqësorë. Ajo kishte sinjalizuar se është e pakënaqur me disa aspekte të marrëveshjes.

Kjo marrëveshje, cila lejon eksportin e sigurt të grurit nga portet e Ukrainës, u nënshkrua në muajin korrik të vitit 2022 me ndërmjetësimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë.

Ukraina është prodhuesi i shtatë më i madh i grurit në botë dhe parashikohet të jetë eksportuesi i pestë më i madh për vitet 2021 – 2022.

Dërgesat nga portet ukrainase monitorohen nga një qendër e përbashkët koordinimi në Stamboll, e cila përfshin përfaqësues të Ukrainës, Rusisë dhe Turqisë.

Në vitin 2021, eksportet ukrainase të grurit u vlerësuan në 5.1 miliardë dollarë, me Egjiptin, Indonezinë, Turqinë, Pakistanin dhe Bangladeshin si destinacionet kryesore.

Deri në shkurt të vitit 2022 kur filloi pushtimi rus, Ukraina kishte dërguar afërsisht 95% të eksporteve të grurit.