DY FJALË PËR KOLPORTERIN ABDURRAMAN!

DY FJALË PËR KOLPORTERIN ABDURRAMAN!
Aktivitetin “iluminist” të pandërprer që e realizon Abdburraman Fida shërben si shembull i njeriut që e zgjon vetëndërgjegjen për ti pranuar informacionet më të reja të lidhura nga jeta politike dhe kulturore! Abdurramani me punën dhe modestin e tij orvatet që për çdo qytetar dituria të bëhet pjesa më e kuptueshme e jetes së tij. Abdyramani nuk është vetëm shpërndarës i gazetës së përditshme, por edhe miku i diturisë dhe drita për të tjerët! Çdo herë është me energji pozitve , që me punën e tij rutinore din të na motivoj për ta kërkuar relaksimin duke lexuar dhe duke u informuar për ndodhit nga bota dhe vendi! Kolporteri Strugan është një “shkollë” e lëvizshme i cili me kafen e mëngjezit i hap vizionet tona për jetën e civilizuar! Me leximin e gazetës njeriu është në shoqërinë më të mirë! Koha e kaluar qoftë edhe me gazetën në dorë është një mësim për vlerën e kohës që na mëson se sa është e madhe vlera e jetës! Abdurramanit i shpreh mirënjohje dhe faleminderim për punën e tij të palodhshme që për vite të tëra e bën me shumë dashuri, duke e shpërndarë gazetën në të gjitha ambientet e qytetit!

-Prof.Muhamet Borova