Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk ka dashur ta komentojë fushatën e re të BDI-së në opinion për Kryeministrin shqiptar. Për Kovaçevskin bëhet fjalë për marrëveshje koalicioni dhe nuk ka asgjë kontestuese.
“Kryeministri shqiptar nuk është diçka e re. Kjo është publikuar në vitin 2020, pas zgjedhjeve, me pjesëmarrje të Zaevit dhe Ahmetit pas fitores së LSDM-së dhe me BDI-në formoi Qeverinë. Kështu do të jetë edhe në vitin 2024 kur LSDM-ja do të fitojë dhe do të formojë Qeveri. LSDM respekton marrëveshjet e koalicionit”, tha Dimitar Kovaçevski.
Për VMRO-DPMNE-në nuk ka dilema. VMRO-DPMNE është gati të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pa një qeveri teknike. Në këtë mënyrë, duke refuzuar t`i përgjigjet drejtpërdrejtë pyetjes, Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i ka komentuar deklaratat e zyrtarëve të lartë të BDI-së, Bujar Osmanit dhe Artan Grubit për Kryeministrin shqiptar.
“S`ka nevojë për qeveri teknike, s`ka nevojë për 100 ditët, por menjëherë të shkojmë në zgjedhje. Kjo është e drejtë. Nëse flasim për zgjedhje në vjeshtë, atëherë këta njerëz nëse i pyesni nëse të ketë zgjedhje parlamentare e më pas presidenciale vitin e ardhshëm, me siguri do të thonë, JO. Respektivisht ose tani zgjedhje të parakohshme ose bashkë me një harxhim zgjedhje të parlamentare dhe presidenciale”, tha Hristijan Mickoski.
Kryeministri Kovaçevski nuk ka komentuar fushatën e BDI-së “Ai po vjen” duke thënë se bëhet fjalë për fushatë të brendshme e jo për proceset e funksionimit të Qeverisë në përgjithësi.