Ministria ruse e Mbrojtjes do të nisë një fushatë të re rekrutimi më 1 prill, me synim për t’i mbledhur 400.000 ushtarë profesionistë në ushtrinë ruse, thuhet në një raport, transmetoi TheGuardian të mërkurën.
Sipas mediumit, Ministria e Mbrojtjes tashmë i ka nisur urdhrat në rajone ku pritet të bëhet nënshkrimi i kontratave ushtarake me banorët e zonave.
Plani rus thotë se në rajonet Sverdlovsk dhe Chelyabinsk do të tubohen 10.000 persona, ndërsa në Perm Krai, rajon në lindje në Rusisë, do të rekrutohen 9.000 persona.
Sipas gazetës ruse “Vyorstka”, zyra ruse e rekrutimit po përpiqet t’i kompensojë humbjet e saj në ushtarë të specializuar, si shoferë tankesh dhe të artilerisë.