Në Bruksel sot ka filluar skriningu sqarues për Kapitullin 4 – Agjenda e Gjelbër dhe Lidhshmëria e Qëndrueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Skriningu sqarues për këtë Kapitull, i cili do të hapet nga zv. kryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, do të fillojë me Kapitullin 21 – Rrjetet Trans-Evropiane dhe Kapitullin 14 – Politikat e Transportit.
Kapitull i 4-të “prioritetet e gjelbër” janë në krye të prioriteteve në BE-së e cila ka legjislacion të gjerë, i cili po përmirësohet dhe është më i vështiri për t’u zbatuar, veçanërisht në mbrojtjen e mjedisit dhe investimet.
Grupa e gazetarëve nga vendi, për herë të parë që kur kanë filluar procesi i skriningut për harmonizimin e legjislacionit me BE-në, do të ndjekin skriningun sqarues në Brukesel.