
Një sasi prej 67 kilogramë marijuanë është sekuestruar nga policia greke në afërsi të kufirit greko-shqiptar në Igumenicë.
Mediat greke raportojnë se droga ishte e ndarë në 45 pako.
Këto të fundit u gjetën brenda një automjeti ndërsa autoritetet po bënin kontrolle rutinë.
Policia arrestoi dy persona ndërsa dyshohet se droga vinte nga Shqipëria.
Pronari i mjetit, akuzohet si organizator i transportit sakaq në banesën e tij u sekuestruan 29.6 gram marijuanë.
Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet në rreth 167 mijë e 450 euro.