Rritja e shpenzimeve të ushqimit të amvisërive prej 25 për qind për një vit tregon se produktet që në fillim të vitit 2022 kushtonin 1000 denarë, tani kërkojnë 1250 denarë. Qytetarët përballen çdo ditë me rritje çmimesh pavarësisht masave të qeverisë që ishin dhe janë ende në fuqi. Buka për një vit është shtrenjtuar pothuajse dyfish, mishi dhe produktet e qumështit u bënë luks për tryezat e qytetarëve. Nuk ka qumësht, kaçkavall ose djathë lope që kushton më pak se 450 denarë për kilogram. Qumështi që zakonisht amvisëritë sillet nga 70 deri në gati 90 denarë.
Shpenzimet për jetë
Shkurt 2022 / 2023
Buka 40%
Mishi 30%
Qumësht, djathë, vezë 37%
Vaj ushqimor 17%
Ëmbëlsira 18%
Masa e fundit për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë nuk bëhet me qëllim që kompanitë të mbeten pa fitim, thotë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se Qeveria nuk do të lejojë që individët të pasurohen duke përfituar nga kriza. Informacionet e tij janë se disa kompani të mëdha nga sektori i furrave janë organizuar në mënyrë klanore për të vendosur çmimet e bukës dhe produkteve të saj.
“Asnjë nga prodhuesit nuk do të humbasë, përkundrazi, për ta është paraparë fitim, por jo të ketë përfitime lufte dhe ta shfrytëzojnë momentin për fitime shtesë”, tha Kreshnik Bekteshi Ministër i Ekonomisë.
Nga Instituti për Analiza Ekonomike “Finance Think” thonë se inflacioni po ngadalësohet gradualisht.
“Kjo rritje e çmimeve vazhdon të jetë kryesisht për shkak të presioneve globale mbi çmimet e mallrave dhe energjisë, por efektet e bartura në shportën më të gjerë të konsumit dhe rritja e konsumit personal justifikojnë shtrëngimin monetar që kërkon kujdes dhe kufizim më të madh nga ana e politikës fiskale”, thonë nga Instituti për Analiza Ekonomike.
Paraprakisht, Qeveria vendosi të ndërpresë masën për sektorin ushqimor, i cili merrte energji elektrike të subvencionuar për prodhim, me qëllim të uljes së çmimeve të produkteve finale për qytetarët. Kjo nuk ndodhi, por 70 për qind e kompanive që shfrytëzonin energji elektrike të paguar nga qytetarët kanë vepruar në kundërshtim me marrëveshjen. Ata nuk ulën çmimet, por rritën fitimet në kurriz të qytetarëve.