Reshjet e dëborës “mbulojnë” disa pjesë të Zvicrës

Fillimi i marsit ka sjellë edhe borën në Zvicër. Të shtunën në orët e para ka rënë borë në disa pjesë të Zvicrës, me sasi më të dendur në kantonin Valais, por edhe në disa pjesë në jug të vendit, raportojnë mediet vendase.

Sipas tyre, bora do të vazhdojë të bjerë edhe gjatë ditës së sotme, por shkrirja e saj po ashtu mund të ndodhë brenda ditës për shkak të temperaturave relativisht të buta. Në ViaSuisse midis Amsteg dhe Göschenen kushtet e motit janë të vështira dhe rruga është e mbuluar me borë. Ndërkohë, policia zvicerane ka apeluar për kujdes në vendet ku ka rënë borë, sidomos nga vozitësit.