Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në një konferencë për shtyp nga Qeveria ka njoftuar për ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore. Ai ka thënë se me vendim të Qeverisë, do të ngrijnë çmimet e produkteve të qumështit dhe çmimi i pastave.
“Janë miratuar një varg masash për të parandaluar krizën energjetike dhe ekonomike. Do të vazhdojmë edhe më tutje me vendime për të mbrojtur standardin e jetës së qytetarëve. Ngrirja e çmimeve për pastat, ulje 15%, nga çmimi në pakicë dhe produktet e qumështit nga minimum 10% i çmimit me pakicë që e ka pasur me një mars. Sa i përket vendimeve të sotme se vitin e kaluar, kjo Qeveri ka miratuar dy vendime të rëndësishme, edhe vitin e kaluar para në qershor e dyta në tetor, për caktimin e marzhës për produktet si buka, sheqeri, mielli tip 400, makarona, shpagetat, orizin e bardhë, qumështin, vezët, gjiza dhe djathi, ajka, jogurti”, tha Bekteshi.
Ai shtoi se Qeveria në javën e ardhshme pritet të diskutojë edhe për ngrirjen e çmimit të vezëve dhe orizit maqedonas. Kujtojmë, Qeveria javë më parë mori vendim edhe për ngrirjen e çmimit të bukës dhe brumërave, këtë vendim fillimisht nuk e pranuan furrtarët, megjithatë e njëjta tashmë ka filluar të zbatohet.