Geer: Duhet ndryshim i sistemit për luftën kundër korrupsionit

Nuk kam njohuri për individë të cilët mund të jenë objektiv i sanksioneve, tha ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, David Geer, i pyetur nëse Brukseli ka njohuri për personat që kanë lidhje me korrupsionin e lartë, pasi ambasadorja amerikane, Angela Aggeler, tha se një apo dy persona do të jenë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Euro-ambasadori Geer me këtë rast theksoi se kur bëhet fjalë për korrupsionin, nuk ka tolerancë dhe nuk bëhet fjalë për identifikimin e individëve, por për ndryshimin e sistemit.

“Çështja e korrupsionit është shumë e rëndësishme që hyn në thelbin e procesit të pranimit. Kjo është kaq e rëndësishme që e kemi përfshirë në bazat. Ne po hetojmë luftën kundër korrupsionit dhe përpiqemi ta luftojmë atë në çdo fazë të të gjithë procesit. Kjo nuk ka të bëjë me identifikimin e individëve, por për të ndryshuar sistemin që institucionet të jenë në gjendje të luftojnë, të përballen me korrupsionin dhe të gjithë e dinë se nuk ka asnjë tolerancë për korrupsionin”. “Është një proces afatgjatë në të cilin jemi të përfshirë dhe kemi rol të rëndësishëm atje. Qeveria ka rolin kryesor, por ka të tjerë, të tilla si shoqëria civile, bizneset dhe partitë politike. Por jo, unë nuk kam asnjë pasqyrë të individëve që mund ose nuk mund të jenë shënjestra e sanksioneve”, tha Geer.