Një muaj nga tërmeti shkatërrues në Turqi e Siri, rreth 1.5 milion njerëz pa strehë dhe pa kushte

Një muaj nga tërmetit shkatërruese në Turqi e Siri, me gati 52 mijë të vdekur dhe 13 mijë paslëkundje ka bërë që njerëzit në zonat më të prekura të jetojnë më frikë dhe në prag të ekzistencës. Problemi më i madh i tyre për momentin është mbijetesa duke qenë se 1.5 milion njerëz për momentin janë pa shtëpi.

“Frikë kemi, por nuk duam të ikim nga këtu. Është shumë e rëndësishme kjo për ne; këtu kemi ndërtuar jetën. Gjithçka që kemi, është këtu”, u shpreh një banore.

Vetëm në Turqi janë shënuar gati 42 mijë të vdekur kurse në Siri rreth 6 mijë. Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se qindra mijëra njerëz kanë nevoja të mëdha humanitare.

“Kemi disa provinca ku deri më 25% e popullsisë ose gjysmë milion njerëz janë zhvendosur. Sfidat që kemi është si të sigurojmë ushqime, strehim dhe ujë për këtë komunitet. Realiteti është se nëse ne nuk sigurojmë mbi 10%, aq sa mezi kemi siguruar deri tani, Kombet e Bashkuara dhe partnerët e tyre nuk do të mund të sigurojnë nevojat njerëzore”, deklaroi Alvaro Rodriguez, Koordinator në Turqi i Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan sakaq përballet me zgjedhjet e ardhshme të 14 majit mes zemërimit në rritje për reagimin e ngadaltë të qeverisë së tij ndaj tërmeteve të fuqishme që kanë goditur së fundmi Turqinë. Ai ka premtuar një plan të madh strehimi për banorët e zonave të goditura nga tërmeti.