Një bandë prej 16 shqiptarësh që shisnin kokainë janë dënuar për më shumë se 86 vjet.
Duke vepruar jashtë adresave në qendër të qytetit Leicester, grupi operonte me tre numra telefoni celularë që lejonin personat të blinin drogë. Ata monitoroheshin nga një ‘operator’ i cili do të ishte pika e drejtpërdrejtë e kontaktit me blerësin.
Operatori më pas kontaktonte një ‘korrier’, i cili përdorte një numër tjetër, dhe më pas takonte blerësin e dorëzonte kokainën dhe merrte paratë.
Megjithatë, aktiviteti kriminal i grupit, u zbulua pas një hetimi gjithëpërfshirës nga Njësia e Operacioneve Speciale të East Midlands (EMSOU).
Vlerësohet se grupi ka fituar 2 milion £ duke shitur drogë në këtë periudhë 16-mujore. Gjatë operacionit, më shumë se 74,000 £ u sekuestruan nga policia.