Rroga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut në dhjetor arriti në 34 364 denarë, ndërsa në këtë muaj rroga minimale do të shënojë rritje nga 18 000 denare në 20 mijë denarë.
Pozita me rrogën mesatare më të mirë në Maqedoninë e Veriut është në Transportin ajror (94 537 denarë), Programimi kompjuterik (88 192), veprimtaritë e marrjes dhe dhënies me qera (78 405 denarë). Ndërkohë rroga mesatare në arsim është 32 030 denarë.
Në dhjetor të vitit 2022, rroga më e vogël mesatare është regjistruar në veprimtaritë e sigurisë dhe heitmit (19 510 denarë), shërbimi lidhur me mirëmbajtjen e ndërtesave dhe veprimtari për rregullimin dhe mirëmbajtjen e mjedisit jetësor dhe natyrës (21 310 denarë), peshkimi dhe akuakultura (22 918) dhe prodhimi i veshjeve (23 144).
Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e pagës mesatare neto për 14.8 për qind në dhjetor të vitit të kaluar, krahasuar me dhjetorin e vitit paraprak.