
Në kuadër të bashkëpunimit të frytshëm 4-vjeçar ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar dhe Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës Shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në shenjë mirënjohjeje i akorduam një Certifikatë Mirënjohjeje Prof. Dr. Ylber Selës, Drejtor i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës Shqipe në Maqedoninë e Veriut.
Motivacionin e lexoi dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar: “Për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur në fushat respektive ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar dhe Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës Shqipe dhe Institutit për Studime Politike dhe Ndërkombëtare në Maqedoninë e Veriut si dhe iniciativat e përbashkëta për mbrojtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve”. Në përfundim të aktivitetit prof. dr. Ylber Sela falënderoi Muzeun Historik Kombëtar për vlerësimin që iu bë.Tetovasot


