Përplasja e trenave në Greqi, shkon në 36 numri i viktimave, 85 të plagosur

Përplasja e dy trenave në Tempi është kthyer në një tragjedi kombëtare në Greqi , ku numri i të vdekurve ka shkuar në 36, ndërsa raportohet për 85 të plagosur, nga të cilët 66 janë të shtruar në spital (gjashtë në Repartin e Kujdesit Intensiv).

Megjithatë, ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet pasi disa persona janë bllokuar në vagonët e parë të trenit të pasagjerëv , ku po zhvillohen operacionet e shpëtimit.

Treni i pasagjerëve që ishte nisur drejt Selanikut u përplas kokë më kokë me një tren që po shkonte në drejtim të kundërt.

Dy trenat në rrethana të panjohura lëviznin në të njëjtën linjë, gjë që çoi në përplasjen fatale.