Në tremujorin e katërt të vitit 2022, shkalla e vendeve të lira të punës është 1,94 për qind, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë.
Nga gjithsej 9.699 vende të lira, pjesa më e madhe, respektivisht 3.278 ka në grupin e pestë të profesioneve – Punëtorë në veprimtaritë shërbyese dhe shitje. Të paplotësuara janë edhe 1.554 vende të punës nga profesionet – Montues të makinerive dhe impiantëve, 1.484 nga teknikë dhe profesione tjera simotra, 942 Nëpunës, 831 Profesionistë dhe shkencëtarë, 799 nga profesione elementare, 579 nga profesione të mënyrës joindustriale të punës në prodhim,…
Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka prej 3.78 për qind në sektorin I – Akomodimi dhe shërbimi ushqimor, ndërsa shkallën më të ulët e ka sektori S – Veprimtaritë e tjera shërbimi, që cila është 0.23 për qind.
Subjektet afariste me numër të punësuarish nga 3 deri 9 kanë shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës, që shënon 2.54 për qind.
Rajoni i Pellagonisë ka shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës, që shënon 2.9 për qind.
Sipas të dhlnave të Entit shtetëror për statisatikë, në shtet janë mbushur 489.486 vende të punës.