
Do të rikonstruktohet Enti për Nefrologji në Strugë
Pak më shumë se 24 milionë denarë do të investohen në spitalin për Nefrologji në Strugë, me çka nga ana e Ministrisë për vetëqeverisje lokale e nënshkroi ministri Risto penov dhe drejtori i Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, Mirjana Lozanoska, institucioni i cili është bartës i projektit.
- Përmirësimi i kushteve dhe do të zhvillohen mundësi për turizmin shëndetësor sepse ky objekt në të kaluarën ka qenë i shfrytëzuar nga një numër i madh i vizitorëve të cilët kanë qëndruar në bregun e Liqenit të Ohrit, dhe kanë pasur nevojë për ndjekjen e hemodializës
- Në pajtim me projektin teknik të përgatitur mjetet do të investohen në ndërrimin e PVC dritareve dhe instalimin e sistemit të oksigjenit, prodhimin e ujit të ngrohtë sanitar, si dhe prodhimin e energjisë elektrike përmes instalimit të sistemit fotovoltaik prej 40 kW, theksoi Mirjana Lozansoka nga Qendra për zhvillim, duke i prezantuar para të pranishmëve aktivitetet e projektit.
- Mjetet për rikonstruktimin janë siguruar nga buxheti qendror i shtetit, Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, Komuna e Strugës, si dhe me mjete nga vetë spitali.






