Qeveria mori vendim për aktivitetet e stërvitjes së NATO-s për menaxhimin e krizave

Me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, sot Qeveria ka marrë disa vendime, ndër të cilat vendim për kryerjen e aktiviteteve stërvitore të NATO-s për menaxhimin e krizave.

Qëllimi i kësaj stërvitje të NATO-s, sipas informacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes, është testimi i elementeve të sistemit të NATO-S për reagimi ndaj krizave me qëllim ruajtjen dhe përmirësimin e kapaciteteve kombëtare dhe të Aleancës së NATO-s në të gjithë spektrin e operacioneve të drejtuara nga NATO.

Është miratuar informacion për hyrjen dhe qëndrimin e forcave të armatosura të huaja në territorin e vendit me qëllim të kryerjes së “stërvitjes në mbështetje të afërt ajrore me një avion (Helikopter UH-60) të forcave të armatosura të SHBA-së nga misioni “KFOR” – Kosovë dhe vendim për qëndrimin e forcave të armatosura të huaja për të marrë pjesë në stërvitjen e mbështetjes së ngushtë ajrore me avionë të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në terrenin ushtarak Krivolak.

Gjithashtu u miratua edhe vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë për të marrë pjesë në stërvitjen “CMX 23 (Crisis Management Exercise)” në Mbretërinë e Belgjikës.