Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme morri vendim për kufizimin e çmimit të bukë në 33 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk do të lejoj rritje të pajustifikuar të çmimeve. Ka kaluar kohë e mjaftueshme që çmimet të rregullohen, sepse ndihma shtetërore ishte reale dhe në kohë.
Edhe pse prodhuesit e produkteve ushqimore bazë kanë marrë energji elektrike të subvencionuar, ata nuk kanë ulur çmimet e produkteve të tyre apo i kanë ulur ato në mënyrë të parëndësishme. Për këtë arsye Qeveria vendosi të shfuqizojë masën. Prodhuesit e produkteve ushqimore bazë do të furnizohen me energji elektrike në përputhje me Ligjin për Energjinë dhe rregullat për furnizim me energji elektrike.
Qeveria e ngrin çmimin e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë, të prerë në feta, në 33 denarë. Kjo vlen për bukën me peshë prej 450 gram e më shumë, ndërsa për bukën me peshë më të vogël se 450 gram është përcaktuar deri në 33 denarë për bukë, e cila do të jetë në raport me peshën e bukës”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për media.
Kryeministri shtoi se masa anti-krizë nuk i kemi sjell që ndonjërin ta bëjmë më të pushtetshëm nga të tjerët. Ato nuk janë sjell që të godasin xhepat e qytetarëve.