
Më 26 shkurt 2020 u regjistrua rasti i parë me koronavirus COVID në Maqedoninë e Veriut. Atëkohë, ministri i Shëndetësisë Venko Filipce njoftoi se ishte një grua 52-vjeçare që mbërriti nga Italia, një vend që i prekur tejmase nga koronavirusi.
Nga 26 shkurti i 2020 deri më 20 shkurt 2023 janë regjistruar gjithsej 346.852 raste të koronavirusit, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.
Nga këto, 165.374 janë meshkuj dhe 181.478 pacientë femra. Shumica e rasteve janë mbi 60 vjet- 88, ndërsa sëmundshmëria më e lartë është regjistruar në grupmoshën prej 30-39 vjeç.