Populli shqiptar i beson Ali Ahmetit më shumë se liderëve të tjerë

Populli shqiptar në Repbulikën e Maqedonisë së Veriut vazhdon ti besojë edhe më tej kreut të BDI-së, Ali Ahmeti po vazhdon edhe të besojë se Bashkimi Demokratik për Integrim është partia që më së miri përfaqëson shqiptarët e RMV-së në pushtet.

Kësisoi, në një sondazh të realizuar nga mkd.mk kreu i integristëve, Ali Ahmeti gëzon më shumë besim tek qytetarët se sa Ziadin Sela, Arben Taravari, Bilall Kasami e Afrim Gashi bashkë.

Sipas listës Ali Ahmeti gëzon 5.1% të qytetarëve dhe është lideri më i besueshëm shqiptarë kurse pas tij vijnë Bilall Kasami me 1.5%, Arben Taravari me 1.4%, Ziadin Sela me 1.1%, Afrim Gashi me 0.3% e të tjerë.

Nga partitë politike, Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të rritet e të forcohet për cdo ditë e më tepër.

Ky sondazh është tregues se Bashkimi Demokratik për Integrim është më e fortë se sa të gjitha partitë tjera bashkë.

Në rast të zgjedhjeve eventuale parlamentare Bashkimi Demokratik për Integrim do të fitonte 8.2% të votave.

Aleanca për Shqiptarët do të partia e dytë, me 3.7%, kurse Lëvizja Besa e treta me 2.3%. Alternativa do të ishte partia e katërt me 0.7% të votave.