
Sirenat e alarmit ajror janë aktivizuar në të gjitha rajonet e Ukrainës, duke paralajmëruar për sulme. Ndërkohë pesë persona u plagosën në sulmet ruse në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës.
Guvernatori i Donetsk, Pavlo Kyrylenko tha se dy persona u plagosën në Chasovoy Yar, ndërsa një tjetër u plagos në Bakhmut. Dy të tjerë u plagosën në qytetin Donetsk dhe Kostyantynivka, konfirmoi Kyrylenko në një postim në Telegram.
Ai shtoi se aktualisht nuk është e mundur të “përcaktohet numri i saktë i viktimave në Mariupol dhe Volnovas”. Kjo vjen pasi Moska ditën e djeshme pretendoi se kishte vrarë deri në 240 trupa ukrainase në rajonin e Donetsk në 24 orë.