Një tërmet me magnitudë 5.2 u regjistrua në Turqinë qendrore të shtunën, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) raportoi të njëjtin tërmet, por me magnitudë 5.3 ballë. Epiqendra e tij ishte rreth 40 kilometra në perëndim të qytetit të Aksaray, ku jetojnë rreth 152 mijë njerëz dhe 18 kilometra nga qyteti i Emirgazi me një popullsi të vlerësuar prej 8.4 mijë banorësh.
Lëkundjet goditën në një thellësi të cekët prej 10 kilometrash.
Lëkundjet shkaktuan panik te banorët për shkak se vjen pas tërmeteve të dyfishta me magnitudë 7.8 dhe 7.5 ballë që goditën rajonin dy javë më parë, duke vrarë rreth 50 mijë njerëz në Turqi dhe Siri.