
Byroja për Zhvillim Rajonal ka publikuar thirrjen publike për ndarje të mjeteve financiare për përkrahjen e projekteve të komunave urbane dhe atyre rurale.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili ka dhënë informacione më të detajuara në postimin e tij në rrjetin social Facebook.
Grubi ka ftuar të gjitha komunat që të shfrytezojnë mundësinë dhe të përfitojnë përkrahje për projektet e tyre.
Njoftimi i plotë:
Po ndaj me ju informatën se Byroja për Zhvillim Rajonal ka publikuar thirrjen publike për ndarjen e mjeteve financiare për financimin e projekteve për:
zhvillimin e zonave urbane dhe për zhvillimin e qëndrueshëm dhe urban,
zhvillimin e zonave me nevoja specifike zhvillimore dhe zhvillimin e fshatrave.
Ftoj të gjitha komunat urbane dhe rurale të vendit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë me projektet e tyre.