
Neto-paga e paguar mujore mesatare për një të punësuar, në dhjetor të vitit 2022, është 34.364 denarë dhe në krahasim me dhjetorin e vitit 2021, është rritur për 14,8 për qind, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë.
Rritja e tillë ka të bëjë, para së gjithash, me rritjen e neto-pagës së paguar mesatare mujore për një të punësuar në sektorët: Industria përpunuese (20,4 për qind), Art, zbavitje dhe rekreacion (20,2 për qind) dhe Veprimtari shërbyese administrative dhe ndihmëse (19 për qind).
Rritja e neto-pagës së paguar mesatare mujore për një të punësuar, lidhur me muajin paraprak, është shënuar në sektorët: Transport dhe deponim (10,4 për qind), Veprimtari lidhur me pronën e patundur (10,2 për qind) dhe Art, zbavitje dhe rekreacion (8,4 për qind)
Siç kumtoi ESHS, neto-paga e paguar mujore mesatare për një të punësuar, në dhjetor të vitit 2022, është 51.387 denarë.