Kryeministri Dimitar Kovaçevski nga foltorja e Kuvendit ka reaguar ndaj kritikave të opozitares VMRO-DPMNE.
Duke mohuar kritikat e tyre, ku akuzojnë për dështim të politikave qeveritare, humbje të jetës së pacientëve, dështim në sigurimin e ilaçit për fibrozë cistike, ikjen e të rinjve nga shteti, Kovaçevski ka numëruar disa të arritura, siç thotë, suksese të Qeverisë.
“Në cilin vit ka qenë çmimi më i lartë blerës i duhanit në këtë shtet? Po do të më thoni. Unë do të ju them. Këtë vit është çmimi më i lartë blerës i duhanit. 290 denarë për kilogram. Është blerë i tëri. Kur ju ishit në pushtet, paga minimale ishte 8000 denarë, tani është 18 mijë denarë. Tani do të bëhet mbi 20 mijë denarë nga marsi. Pensionet, pensionet i kemi rritur për 10% vetëm në vitin 2022, tani do të ketë edhe një rritje në mars. E përmendët pagën minimale. Shikojeni pagën minimale kur ju ishit në pushtet – prej 22 mijë denarë, dhe shikojeni tani pagën minimale – mbi 34 mijë denarë. Shikoni në masat anti-krizë. 760 milionë euro për masat anti-krizë. Për 80% subvencionim të çmimit të energjisë elektrike. 5 herë më pak paguajnë rrymë elektrike qytetarët, nga ajo që do të paguanin nëse nuk do të ishte subvencionimi. Kompanitë paguajnë tre herë më pak çmim të rrymës elektrike. Në Bujqësi i kthyem borxhet që i keni lënë që nga viti 2016”, tha mes tjerash Kovaçevski, raporton TV21.